PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): APLIKACIONI PËR VERIFIKIMIN E MOSHËS NË RRJETET SOCIALE ËSHTË GATI; U TAKON PRINDËRVE TË RRISIN FËMIJËT E TYRE; JO PLATFORMAVE SOCIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 15
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Aplikacioni ynë evropian, i testuar në pesë shtete anëtare, përfshirë Italinë, për verifikimin e moshës është teknikisht gati dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të qytetarëve.
Ky aplikacion do t'u lejojë përdoruesve të vërtetojnë moshën e tyre kur hyjnë në platformat online”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen) në një konferencë për shtyp në Bruksel.
“U takon prindërve të rrisin fëmijët e tyre, jo platformave”, tha Presidentja von der Leien (Leyen) - duke theksuar se platformat e mediave sociale ofrojnë një mjedis varësues që nuk është i mirë për mendjet e reja në zhvillim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments