PRESIDENTJA E BANKËS QENDRORE EVROPIANE KRISTIN (CHRISTINE) LAGARDE: LUFTA NË LINDJEN E MESME RREZIKON INFLACIONIN DHE RRITJEN EKONOMIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Në fjalimin e saj në samitin me udhëheqësit evropianë, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Kristin (Christine) Lagarde, tha se lufta në Lindjen e Mesme ka rritur ndjeshëm pasigurinë, duke krijuar rreziqe në rritje për inflacionin dhe rreziqe në rënie për rritjen ekonomike, veçanërisht në afat të shkurtër.
“Rritja e çmimeve të energjisë do ta shtyjë inflacionin mbi 2% në afat të shkurtër dhe do të rëndojë rritjen.
Efektet afatmesme do të varen nga intensiteti dhe kohëzgjatja e luftës, si dhe nga efektet indirekte dhe të rendit të dytë të shokut energjitik”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments