top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) THA NË KNESSET SE FITORJA E IZRAELIT DO TË SJELLË PAQE NË LINDJEN E MESME; PAQJA ËSHTË REALITET - THA AI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 13
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izarel | Izraeli ka fituar gjithçka që mund të arrihej me forcën e armëve.


Tani është koha për t'i kthyer këto fitore kundër terroristëve në fushën e betejës në çmimin përfundimtar; paqen dhe prosperitetin për të gjithë Lindjen e Mesme”.


Kjo është ajo që lexojmë në fragmente nga fjalimi i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në Knesset (Parlamenti izraelit) të botuara nga Shtëpia e Bardhë.


Së bashku, kemi demonstruar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, por një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë, ditë pas dite, person pas personi, komb pas kombi.


Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë, shprese në rritje, besimi të ripërtërirë dhe, mbi të gjitha, një ditë për t'i shprehur falënderimet tona më të thella Perëndisë së Plotfuqishëm të Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.


Pas kaq shumë vitesh luftërash të pandërprera dhe rreziqesh të pafundme, sot qielli është i pastër, armët janë të heshtura, sirenat nuk bien më dhe dielli lind mbi një Tokë të Shenjtë që më në fund është në paqe.


Është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, tha Presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page