PRESIDENTI VOLODYMIR ZELENSKI: DUHET TË PËRGATISIM NJË TAKIM MES UDHËHEQËSVE; KJO DO TË JETË VENDIMTARE PËR TË ARRITUR PAQEN.


Kiev, Ukrainë | “Fola me të dërguarit e Presidentit Tramp (Trump), Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner), pas rezultateve të takimeve të tyre … me Rustem Umerov-in dhe David Arakhamia-a.
Ne i jemi mirënjohës Presidentit për angazhimin e tij personal për t'i dhënë fund kësaj lufte”.
Kështu shkroi Presidenti Volodymir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
“Ne duhet të finalizojmë gjithçka që është arritur deri më tani për të siguruar siguri të vërtetë dhe për t'u përgatitur për një takim udhëheqësish.
Ky është formati që mund të zgjidhë shumë çështje.
Në fund të fundit, janë udhëheqësit ata që vendosin për çështjet kryesore, dhe kur bëhet fjalë për Rusinë - një regjim kaq personalist - kjo është edhe më e rëndësishme sesa në vendet e tjera.
Falënderoj Shtetet e Bashkuara për angazhimin e tyre për të gjetur një rrugë drejt paqes”, shtoi ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments