PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SULMET RUSE TREGOJNË SE MOSKA NUK DËSHIRON PAQE; RRETH 500 DRONË DHE 40 RAKETA SHAHED + KINZHAL JANË LËSHUAR QË MBRËMË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 27, 2025
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Përfaqësuesit rusë marrin pjesë në bisedime të gjata, por në realitet janë Kinzhali dhe Shahedi që flasin në emër të tyre.
Ky është qëndrimi i vërtetë i Putinit dhe rrethit të tij të ngushtë.
Ata nuk duan t’i japin fund luftës dhe po përpiqen të shfrytëzojnë çdo mundësi për t’i shkaktuar Ukrainës vuajtje edhe më të mëdha”.
Kështu shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X), duke komentuar sulmet ruse të orëve të fundit.
“Që nga mbrëmë, janë lëshuar pothuajse 500 dronë - një numër i madh Shahedësh – dhe 40 raketa, përfshirë raketa Kinzhal.
Objektivi kryesor është Kievi: termocentralet dhe infrastruktura civile”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments