PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PUTINI SULMON PARA KRISHTLINDJEVE; NUK NGOPET SË VRARI NJERËZ; NEVOJITET MË SHUMË PRESION PËR PAQEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Sulmi rus i mbrëmshëm sinjalizon qartë prioritetet e Rusisë. Një sulm para Krishtlindjeve, kur njerëzit thjesht duan të jenë me të dashurit e tyre, në shtëpi, në siguri.
Një sulm praktikisht në mes të negociatave që po zhvillohen për t'i dhënë fund kësaj lufte.
Putini nuk mund të pajtohet me idenë se duhet të ndalojë së vrari.
Dhe kjo do të thotë që bota nuk po ushtron presion të mjaftueshëm mbi Rusinë. Tani duhet të reagojmë”.
Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski në platformën “Telegram” pas sulmit masiv rus në orët e para të mëngjesit në 13 rajone ukrainase.
“Ne duhet të vazhdojmë ta shtyjmë Rusinë drejt paqes dhe sigurisë së garantuar. ( ...). Ukraina mbron jetën e njerëzve. Mbrojtja ajrore për Ukrainën, financimi për blerjen e armëve, furnizimi me pajisje energjitike, të gjitha këto procese nuk ndalen në fundjavë.
Ne duhet të jemi të përkushtuar për mbrojtjen e jetës, për të arritur më në fund paqen”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments