PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: MOSKA PO PËRGATITET PËR NJË VIT TJETËR LUFTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Sot morëm sinjale të mëtejshme nga Moska se ata po përgatiten për një vit tjetër lufte.
Dhe këto sinjale nuk janë vetëm për ne. Është e rëndësishme që partnerët tanë t'i shohin ato.
Dhe është e rëndësishme që ata jo vetëm t'i shohin, por edhe të reagojnë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të cilat, shpesh thonë se Rusia duket se dëshiron t'i japë fund luftës.
Por nga Rusia dëgjojmë një retorikë krejtësisht të ndryshme, sinjale të tjera, si urdhra zyrtarë nga ushtria e tyre”.
Kjo është ajo që shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në platformën sociale virtuale “Telegram”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments