PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI FOLI NË TELEFON ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) | U DISKUTUA PËR ZGJIDHJET E MBROJTJES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski foli në telefon me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).
“Ishte një bisedë shumë e mirë”, theksoi udhëheqësi ukrainas në rrjetin social virtual Iks (X).
“Diskutuam mjetet dhe zgjidhjet e nevojshme për të mbrojtur më mirë popullsinë nga sulmet ruse dhe për të forcuar pozicionet tona.
Jemi të gatshëm të punojmë sa më produktivisht të jetë e mundur për të arritur paqen.
Ramë dakord të flasim më shpesh në telefon dhe të koordinojmë veprimet tona edhe në të ardhmen”, tha Presidenti Zelenski, duke shtuar se Presidenti Tramp (Trump) ndau detajet e takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments