PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DO TË PARAQES NJË PROJEKTLIGJ TË RI KUNDËR KORRUPSIONIT | DEKLARATA VJEN PAS PROTESTAVE QË U MBAJTËN POSHTË ZYRËS SË TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 24
- 1 min read
Updated: Aug 12

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u përpoq të qetësonte shqetësimet e publikut dhe aleatëve të tij duke deklaruar se do të paraqiste një projektligj të ri që do të siguronte vendosjen e të gjitha standardeve të nevojshme për pavarësinë e institucioneve antikorrupsion.
Shqetësime kishte shprehur edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), e cila, i kërkoi Presidentit Zelenski një shpjegim pas miratimit të ligjit.
Sipas grupeve të shoqërisë civile, kjo masë vjen në mes të presionit në rritje të qeverisë ndaj atyre që janë të përfshirë në luftën kundër korrupsionit në vend, i cili, është prekur rëndë nga kjo plage.
Disa aleatë evropianë kanë frikë se këto masa mund të rrezikojnë reformat kundër korrupsionit, thelbësore për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, një frikë e ndarë nga shumë protestues që u mblodhën në qendër të Kievit mbrëmë.
Dy organet kundër korrupsionit të Ukrainës, Nabu dhe SAP, u krijuan dhjetë vjet më parë, pas revolucionit pro-evropian maja të vitit 2014.
Protestat çuan në shkarkimin e Presidentit ukrainas të mbështetur nga Kremlini, Viktor Janukoviç, i cili, kishte anuluar një marrëveshje partneriteti të rëndësishme me Bashkimin Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments