top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN U TAKUA NË KREMLIN ME PRESIDENTIN E EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE MOHAMED BIN ZAYED AL NAHYAN | EMIRATET JANË NDËR VENDET E PËRSHTATSHME PËR NJË SAMIT ME PRESIDENTIN TRAMP.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 7
  • 1 min read

Updated: Aug 8

ree

Moskë, Federata Ruse | Emiratet e Bashkuara Arabe do të ishin ndër vendet plotësisht të përshtatshme për të pritur samitin midis Vladimir Putin dhe Danlld Tramp (Donald Trump).


Presidenti rus e tha këtë në fund të një takimi në Kremlin me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.


Ne kemi shumë miq - theksoi Presidenti Putin - të cilët, janë të gatshëm të na ndihmojnë të organizojmë ngjarje të këtij lloji.


Një nga këta miq është presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.


Mendoj se do të vendosim, por do të ishte një nga vendet më të përshtatshme, absolutisht i përshtatshëm”.


Presidenti rus Vladimir Putin tha gjithashtu se kushtet për një samit me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski janë ende larg krijimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page