PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): BASHKIMI EVROPIAN MBRON TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE; IRANI ËSHTË PËRGJEGJËS; UNILATERALIZMI NUK ËSHTË RRUGA PËR TË SHKUAR PËRPARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3d
- 1 min read

Hamburg, Republika Federale e Gjermanisë | “Lufta në Lindjen e Mesme është një shkak për shqetësim të madh.
Irani është përgjegjës për shkaqet rrënjësore të kësaj situate.
Por unilateralizmi nuk mund të jetë kurrë rruga përpara.
Dhe hakmarrja e Iranit dhe aleatëve të tij në të gjithë rajonin minon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Kështu tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa) - duke folur në eventin “Matthiae Mahl” në Hamburg.
“Bashkimi Evropian do të mbrojë gjithmonë një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të ankoruar në të drejtën ndërkombëtare, multilateralizmin dhe parimet e mishëruara në Kartën e OKB-së. Alternativa është kaosi dhe dhuna”, tha Presidenti Kosta (Costa).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments