PRESIDENTI I IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG: TERRORI DHE URREJTJA NUK DO TË NA THYEJNË; JAM I TRONDITUR NGA SKENAT NË UASHINGTON DC.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 22
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Jam i shokuar nga skenat në Uashington DC.
Ky është një akt i neveritshëm urrejtjeje, antisemitizmi, që ka shkaktuar vdekjen e dy punonjësve të rinj të ambasadës izraelite”, shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) presidenti izraelit, Isak (Isaac) Herzog, duke komentuar sulmin e mbrëmjes së djeshme jashtë muzeut hebraik në kryeqytetin amerikan.
“Zemrat tona janë me të dashurit e viktimave dhe lutjet tona të menjëhershme janë me të plagosurit.
I shpreh mbështetjen time të plotë ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës.
Ne qëndrojmë me komunitetin hebraik në Uashington DC dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Amerika dhe Izraeli do të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të popullit tonë dhe vlerave tona të përbashkëta. Terrori dhe urrejtja nuk do të na thyejnë”, shkroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments