PRESIDENTI FRANCEZ MAKRON + KRYEMINISTRI BRITANIK STARMËR (STARMER) + KANCELARI GJERMAN MERC (MERZ) + KRYEMINISTRI POLAK TUSK GJENDEN NË NË KIEV PËR T'U TAKUAR ME PRESIDENTIN UKRAINAS ZELENSKI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 2 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti francez Emanuel Makron, kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) dhe kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) ndodhen në Kiev, ku u takuan me kryeministrin polak Donald Tusk për një vizitë të përbashkët te presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
“Ajo që po ndodh sot është një moment historik për mbrojtjen evropiane dhe për një pavarësi më të madhe”, tha presidenti francez.
“Një ditë historike padyshim për Ukrainën, por edhe për të gjithë ne”, shtoi ai.
Presidenti ukrainas dhe bashkëshortja e tij Olena Zelenska janë gjithashtu të pranishëm përkrah udhëheqësve të BE-së.
“Nëse Moska nuk bie dakord për një armëpushim 30-ditor pas fundjavës, do të ketë një shtrëngim masiv të sanksioneve dhe do të vazhdojë të ketë ndihmë masive për Ukrainën”, tha kancelari Merc (Merz).
“Ndihmë politike, sigurisht, ndihmë financiare, por edhe ndihmë ushtarake”, theksoi kancelari Merc (Merz) për transmetuesin “Bild”.
“Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin këtë shtrëngim sepse Danlld Tramp (Donald Trump) po e humbet ngadalë durimin me Putinin”, shtoi kancelari Merc (Merz).
“Amerikanët fillimisht kishin planifikuar ta përfundonin këtë luftë brenda pak ditësh.
Kjo padyshim nuk është e mundur, por jo sepse amerikanët nuk janë të përkushtuar, por sepse Putini thjesht nuk u përgjigjet ofertave më të ndryshme për bisedë”, përfundoi ai, duke theksuar se tani qëllimi është të bien dakord për një armëpushim pas kësaj fundjave. Ky është qëllimi më i afërt tani.
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara, ne i bëjmë thirrje Rusisë të bjerë dakord për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe pa kushte 30-ditor për të krijuar hapësirë për bisedime mbi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thanë të katër udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët.
“Ne përsërisim mbështetjen tonë për thirrjet e presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) për një marrëveshje paqeje dhe i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë pengimin e përpjekjeve për të siguruar paqe të qëndrueshme.
Jemi të gatshëm të zhvillojmë bisedime paqeje sa më shpejt të jetë e mundur, të diskutojmë zbatimin teknik të armëpushimit dhe të përgatisim një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje.
Le të jemi të qartë: gjakderdhja duhet të ndalet, Rusia duhet t’i japë fund pushtimit të saj të paligjshëm dhe Ukraina duhet të jetë në gjendje të lulëzojë si një komb i sigurt, i mbrojtur dhe sovran brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht për brezat që do të vijnë.
Ne do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën”, shtuan ata.
“Derisa Rusia të bjerë dakord për një armëpushim të qëndrueshëm, ne do të rrisim presionin mbi makinën ruse të luftës”, thanë ata.
“Gjatë vizitës së tyre me presidentin ukrainas, udhëheqësit do të bëjnë homazhe për ushtarakët e rënë dhe viktimat e luftës ruse në Maidan, ku ukrainasit kanë vendosur flamuj në kujtim të të rënëve”, tha Dauning Strit (Downing Street).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments