PRESIDENTI FRANCEZ EMANUEL MAKRON: ME KRYEMINISTRIN KEËR STARMËR (KEIR STARMER) PROPOZUAM ARMËPUSHIM 1-MUJOR NË UKRAINË; ARMËPUSHIM NË AJËR; NË DET; NË INFRASTRUKTURËN ENERGJETIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 2, 2025
- 1 min read

Paris, Francë | Franca dhe Britania propozojnë armëpushim njëmujor në Ukrainë në ajër, në det dhe në infrastrukturën energjetike.
Kështu tha presidenti francez Emanuel Makron në një deklaratë për gazetën Le Figaro.
Më herët gjatë ditës, përpara një samiti për Ukrainën në Londër, kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) njoftoi se Parisi dhe Londra po punonin për një plan për të ndaluar luftimet.
“Avantazhi i një armëpushimi të tillë është se ne dimë ta masim atë, ndërsa fronti është i pamasë, ekuivalenti i linjës Paris-Budapest”, tha presidenti francez Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments