PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: SHBA-ës PO MARRIN MASA KËRCËNUESE KUNDËR SOVRANITETIT DIXHITAL TË EVROPËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Ndalesa e udhëtimit e lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër pesë figurave evropiane që punojnë për rregullimin e gjigantëve të internetit, përfshirë ish-Komisionerin e Bashkimit Evropian Thierri (Thierry) Breton, bie nën kategorinë e kanosjes dhe shtrëngimit kundër sovranitetit dixhital evropian”.
Kështu tha Presidenti Emanuel Makron në rrjetin social virtual Iks (X).
“Franca, denoncon kufizimet e vizave të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër Thierri (Thierry) Breton-it dhe katër figurave të tjera evropiane”, tha Presidenti Makron, duke shtuar se evropianët do të vazhdojnë të mbrojnë sovranitetin e tyre dixhital dhe autonominë rregullatore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments