PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: PO PËRGATISIM NJË TAKIM ME SHBA-ës + MOSKËN + KIEVIN + EVROPËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Qëllimi i takimit të sotëm të Koalicionit të Vullnetshmëve është të sqarojë plotësisht garancitë e sigurisë që duam për Ukrainën, të përgatitet për vizitën e Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Uashington nesër dhe si të organizohet takimi i ardhshëm me Presidentin Putin, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën”.
Kjo është ajo që deklaroi Presidenti francez Emanuel Makron në disa fragmente audio të fjalimit të tij hyrës në takimin me videokonferencë, të cilit, iu bashkua nga rezidenca e tij verore në Fort Brégançon.
Videoja tregon kryeministren italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni, kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer), kancelarin gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) dhe Presidentin Volodimir Zelenski, duke folur nga Brukseli, së bashku me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leien (Leyen).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments