PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) URDHËROI BLLOKIM TOTAL TË CISTERNAVE TË NAFTËS TË SANKSIONUARA NË VENEZUELË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi në rrjetin social virtual “Truth” se kishte urdhëruar një bllokadë totale dhe të plotë të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela, duke paralajmëruar se vendi i Amerikës së Jugut është i rrethuar plotësisht nga flota më e madhe detare e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut.
“Kjo flotë, vetëm do të rritet dhe tronditja për ta do të jetë e pashembullt derisa të kthejnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të gjithë naftën, territoret dhe asetet e tjera që na i vodhën më parë.
Regjimi i paligjshëm i Maduros, po përdor naftën nga këto fusha të vjedhura për të financuar veten, terrorizmin e lidhur me drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjet dhe rrëmbimet.
Për vjedhjen e aseteve tona dhe për shumë arsye të tjera, duke përfshirë terrorizmin, kontrabandën e drogës dhe trafikimin e qenieve njerëzore, regjimi venezuelian është përcaktuar si një organizatë terroriste e huaj.
Prandaj, sot, po urdhëroj një bllokadë totale dhe të plotë të të gjitha cisternave të sanksionuara të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.
Imigrantët dhe kriminelët e paligjshëm që regjimi i Maduros dërgoi në Shtetet e Bashkuara gjatë administratës së dobët dhe të paaftë të Baidenit (Biden) po riatdhesohen në Venezuelë me një ritëm të shpejtë.
Amerika,nuk do të lejojë që kriminelët, terroristët ose vendet e tjera të grabisin, kërcënojnë ose dëmtojnë kombin tonë, dhe po kështu, ne nuk do të lejojmë që një regjim armiqësor të sekuestrojë naftën tonë, territoret tona ose ndonjë aset tjetër, i cili duhet t'i kthehet Shteteve të Bashkuara menjëherë”, tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments