PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) U PROVOKUA NGA NJË GAZETARE E AGJENCISË SË LAJMEVE “BLOOMBERG” PËR ÇËSHTJEN “EPSTEIN”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Derrkuce e qetë, e qetë. Hesht, hesht, o trashaluqe”.
Mediat ndërkombëtare raportuan se Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) iu drejtua me këto fjalë një gazetareje të agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, e cila, po i bënte një pyetje në lidhje me çështjen e pedofilit tashmë të vdekur Xherfi (Jeffrey) Epstein.
Sipas disa raporteve të mediave amerikane, presidenti amerikan e fyeu gazetaren disa ditë më parë në bordin e avionit presidencial “Forca Ajrore Nr.1” (Air Force One).
Presidenti Tramp (Trump) po kthehej në Uashington kur znj. Kethrin Lusi (Catherine Lucey), gazetarja e agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, e pyeti pse nuk donte të botonte dokumentet mbi Epsteinin.
Presidenti Tramp (Trump) e shikoi dhe, duke treguar me gisht, tha:
1- “Hesht, dërrkuce e shëndoshë”.
Duke folur me gazetarët në pistë, ai vazhdoi të sulmonte gazetaren Lusi (Lucey) duke thënë se:
1- “Bloomberg duhet ta pushojë nga puna”.
Derrkuc/e ka qenë një nga fyerjet e preferuara të tij në të kaluarën.
Gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016, ish-Miss Universe Elishë Makado (Alicia Machado), e cila fitoi titullin në moshën 19 vjeçe kur Presidenti Tramp (Trump) ishte bashkëpronar i organizatës, pretendoi se presidenti e kishte kërcënuar se do t'ia hiqte titullin pasi ajo shtoi në peshë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments