PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): TERRORISTËT IRANIANË KANË VRARË PËR 47 VJET; TANI UNË KAM NDERIN T’I VRAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Ne po e shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër.
Ne kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municion të pakufizuar dhe gjithë kohën që duam.
Shikoni çfarë u ndodh sot këtyre horrave të çmendur.
Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në të gjithë botën për 47 vjet dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata.
Çfarë nderi i madh është ta bëjmë këtë”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
“E megjithatë, nëse lexoni gazetën e dështuar New York Times, gabimisht do të mendonit se nuk po fitojmë.
Marina e Iranit është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur, raketat, dronët dhe gjithçka tjetër janë shkatërruar plotësisht dhe udhëheqësit e tyre janë zhdukur nga faqja e dheut”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments