PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SHPALLI 4 KORRIKUN E VITIT 2026 SI 250-VJETORIN E DEKLARATËS SË PAVARËSISË.


Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) shpalli si President i Shteteve të Bashkuara dhe në bazë të autoritetit që i është dhënë nga Kushtetuta dhe ligjet e ShBA-ës, 4 korrikun 2026, si 250-vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë, duke i nxitur të gjithë amerikanët të festojnë me krenari këtë ditë, me të gjitha ceremonitë e duhura, për të nderuar trashëgiminë, historinë dhe arritjet e lavdishme të Republikës së dashur.
Në shpalljen, të nënshkruar para se të nisej për në malin Rashmor (Rushmore), Dakota e Jugut, presidenti Tramp (Trump) kujtoi se 250 vjet më parë, Etërit Themelues të Republikës sonë të madhe u mblodhën në Filadelfia për të përmbushur një fat të përcaktuar nga Zoti; lirinë dhe pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pesëdhjetë e gjashtë burra - që përfaqësonin turma patriotësh liridashës të shpërndarë në të 13 Kolonitë - u zotuan për jetën, fatin dhe nderin e tyre të shenjtë për të nënshkruar një dokument legjendar të lirisë dhe për të shpallur premtimin e Amerikës; që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe kanë të drejtën sovrane për Jetë, Liri dhe ndjekje të Lumturisë.
Deklarata e Pavarësisë përfshin një tërësi të vërtetash të shenjta që tejkalojnë kohën dhe hapësirën, duke krijuar forcën më të madhe për virtyt, paqe, prosperitet dhe madhështi në faqen e dheut.
Për tetë vite të gjata dhe të përgjakshme, patriotët amerikanë të udhëhequr nga gjenerali Xhorxh Uashington (George Washington) morën armët për të mbrojtur këtë kredo, duke duruar vuajtje brutale dhe sakrifica të pafundme që flaka e lirisë të vazhdonte të digjej.
Nga ajo fitore lindi Republika më e fortë dhe më e pasur në historinë e njerëzimit.
Kur Lufta Civile kërcënoi ta copëtonte kombin, amerikanët luftuan dhe derdhën gjakun e tyre për të ruajtur Unionin, duke thyer zinxhirët e skllavërisë për miliona njerëz, duke ribashkuar vendin.
Pas kësaj lufte, paraardhësit tanë farkëtuan një vend të ri në zjarret e industrisë.
Në orët më të errëta të shekullit të kaluar, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dolën fitimtare nga dy luftëra botërore, duke mposhtur forcat e së keqes në çdo hap dhe duke çliruar miliona njerëz në mbarë botën nga tiranitë më mizore që njerëzimi ka përballuar ndonjëherë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments