top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SAPO MBYLLA BISEDËN TELEFONIKE ME PRESIDENTIN PUTIN; DO TË TAKOHEMI NË BUDAPEST.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 16
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Sapo përfundova bisedën time telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin dhe ishte shumë produktive”.


Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e shkroi këtë në rrjetin social virtual “Truth” pas bisedës telefonike me Presidentin Vladimir Putin.


Presidenti Putin, më përgëzoi mua dhe Shtetet e Bashkuara për arritjen e madhe të paqes në Lindjen e Mesme, diçka që ai tha se është ëndërruar prej shekujsh.


Unë besoj vërtet se suksesi në Lindjen e Mesme do të na ndihmojë në negociatat për t'i dhënë fund luftës me Rusinë dhe Ukrainën – tha Presidenti Tramp (Trump) - duke shtuar se biseda e sotme kishte bërë përparim të madh”.


Presidenti Putin dhe unë do të takohemi më pas në një vend të dakordësuar, Budapest, Hungari”, shtoi Presidenti Tramp (Trump), për të vlerësuar nëse mund t'i japim fund kësaj lufte të palavdishme midis Rusisë dhe Ukrainës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page