PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): RUSIA DHE KINA NUK KANË FRIKË NGA NJË NATO PA SHBA-ës; DYSHOJ SE ALEANCA DO TË NA VINTE NË NDIHMË NËSE NE DO TË KISHIM NEVOJË PËR TË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO-ja pa Shtetet e Bashkuara, dhe dyshoj se NATO-ja do të ishte aty për ne nëse do të kishim vërtet nevojë për të”.
Kështu deklaroi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në llogarinë e tij në rrjetin social virtual “Truth”.
“Ne do të qëndrojmë gjithmonë me NATO-n, edhe nëse ata nuk janë më aty për ne. I vetmi komb që Kina dhe Rusia e kanë frikë dhe e respektojnë është Presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha Presidenti Tramp (Trump).
“Pa përfshirjen time, Rusia do ta kishte të gjithë Ukrainën tani. Gjithashtu, mos harroni, unë i dhashë fund tetë luftërave i vetëm, dhe anëtarja e NATO-s, Norvegjia, zgjodhi në mënyrë të pamend të mos më jepte Çmimin Nobel për Paqen. Por kjo nuk ka rëndësi! Ajo që ka rëndësi është se unë shpëtova miliona jetë”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments