PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PRESIDENTËT ZELENSKI DHE PUTIN DUAN MARRËVESHJE; JEMI NË FAZAT PËRFUNDIMTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 28, 2025
- 1 min read

Floridë, Amerikë | Presidenti Volodimir Zelenski mbërriti në Mar-a-Lago për një takim me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).
Të dy udhëheqësit shtrënguan duart me mbërritjen e presidentit ukrainas.
“Mendoj se të dy presidentët - Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin - duan të bëjnë një marrëveshje”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Presidenti Putin është shumë serioz për paqen”, tha Presidenti Tramp (Trump), duke theksuar se pas takimit me Presidentin Volodimir Zelenski, ai do të flasë përsëri me presidentin rus.
“Mendoj se jemi në fazat e fundit të bisedimeve dhe do ta shohim. Përndryshe, do të zvarritet për një kohë të gjatë. Ose do të mbarojë ose do të zvarritet për një kohë të gjatë”, tha Presidenti Tramp (Trump), ndërsa priste Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Mar-a-Lago në Florida.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments