top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PILOTI ËSHTË SHËNDOSHË E MIRË; OPERACIONI NË IRAN ISHTE NDËR MË TË GUXIMSHMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Ne e shpëtuam atë! Bashkatdhetarët e mi amerikanë, në orët e fundit, Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar një nga operacionet më të guximshme të kërkim-shpëtimit në historinë e ShBA-ës për një nga oficerët tanë të jashtëzakonshëm të ekuipazhit - i cili është gjithashtu një Kolonel shumë i respektuar - dhe për të cilin jam i emocionuar të raportoj se tani është i sigurtë dhe i shëndetshëm”.


Kështu shkroi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth” - në një postim kushtuar shpëtimit të anëtarit të dytë të ekuipazhit avionit luftarak “F-15E” të rrëzuar të premten në Iran.


Presidenti Tramp (Trump) dhe anëtarë të lartë të stafit të tij ndoqën operacionet e shpëtimit të anëtarit të dytë të ekuipazhit “F-15E” të rrëzuar në Iran të premten nga Dhoma e Situatave e Shtëpisë së Bardhë.


Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane) bazuar në burime zyrtare amerikane.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page