PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NËSE IRANIANËT MBYLLIN NGUSHTICËN E HORMUZIT NUK DO TË KENË MË SHTET; MUND TA MARRIM NGUSHTICËN NËSE ËSHTË E NEVOJSHME DHE TË VENDOSIM TAKSA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) i tha entit mediatik “Fox” se foli me iranianët mbrëmë, duke i paralajmëruar ata të mos e mbyllnin Ngushticën.
“Nëse e mbyllni, nuk do të keni më një vend. Nuk do të jeni në gjendje të ktheheni as në vendin tuaj të mallkuar”, tha presidenti, duke ia përcjellë mesazhin e tij Teheranit.
Presidenti amerikan pohoi se Irani nuk do të arrijë një marrëveshje, Uashingtoni do të mbledhë taksa në Hormuz dhe nuk e përjashtoi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Ngushticës.
“Mund ta bëjmë, nëse është e nevojshme”, shtoi ai, duke theksuar se ShBA-ës mund të bëhen “Engjëlli Mbrojtës” i Ngushticës dhe të marrin 20% të naftës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments