PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NUK DUA QË TAJVANI TË SHPALLË PAVARËSINË DHE TË FILLOJË NJË LUFTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Nuk dua që dikush të shpallë pavarësinë dhe ShBA-ës të duhet të udhëtojnë 15000 kilometra për të shkuar në luftë”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në një intervistë me entin mediatik “Fox News” lidhur me Tajvanin.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e ShBA-ës ndaj Tajvanit. Dua që ata të qetësohen. Dua që Kina të qetësohet”, tha Presidenti Tramp (Trump) duke refuzuar më vonë të angazhohej zyrtarisht për çështjen e shitjes së armëve në Taipei.
“Ne nuk duam të fillojmë luftëra. Nëse status quo-ja do të ruhej, nuk mendoj se Kina do të kundërshtonte. Por ne nuk duam që askush të ndihet i autorizuar të thotë: le të shpallim pavarësinë, sepse Shtetet e Bashkuara na mbështesin”, Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments