PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NQS IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT DO TË GODITET 20 HERË MË FORT SEÇ ËSHTË GODITUR GJER MË TASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Nëse Irani do të ndalonte rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ës do ta godisnin Iranin njëzet herë më fort sesa kanë bërë deri më tani”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Objektivat lehtësisht të shkatërrueshëm do të eliminoheshin, duke e bërë praktikisht të pamundur që Irani të rindërtojë veten si komb.
Vdekja, Zjarri dhe Tërbimi do të mbretëronin mbi to.
Por shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë!
Kjo është një dhuratë e ShBA-ës për Kinën dhe të gjitha kombet që e shfrytëzojnë rëndë Ngushticën e Hormuzit.
Shpresoj se është një gjest që do të vlerësohet shumë”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments