PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): MARRËVESHJE HISTORIKE PËR ÇARMATIMIN E PLOTË TË HAMASIT; IZRAELI DO TË TËRHIQET NGA GAZA.

Jul 31
1 min read

Uashington, Amerikë | “Sot, Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Ky është një hap monumental drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”.
Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”.
“Sapo të përfundojë çarmatimi, forcat izraelite do të tërhiqen dhe Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të punojë me një forcë të re policore palestineze për të siguruar sigurinë e Gazës, në dobi të banorëve të saj dhe vendeve fqinje”, tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments