PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): MARRËVESHJA E ZBULUAR ME IRANIN NUK KA TË BËJË FARE ME MARRËVESHJEN E RËNË DAKORD.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Kushtet që Irani i zbuloi mediave janë lajme të rreme që nuk kanë të bëjnë fare me kushtet e rëna dakord me shkrim.
Ajo që kanë deklaruar - përfshirë pretendimin e tyre të dobët dhe patetik se ekziston një marrëveshje - nuk ka asnjë bazë në realitet.
Ata janë njerëz jashtëzakonisht të pabesë për të pasur të bësh me ta; me ta, mirëbesimi është një koncept inekzistent”.
Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në platformën shoqërore virtuale “Truth”, duke nënvizuar se sulmi me dron i natës së kaluar ndaj anijeve indiane që dilnin nga Ngushtica e Hormuzit - një sulm që u zmbraps plotësisht - është absolutisht i papranueshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments