PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): LE T’I ZGJIDHIM MOSMARRËVESHJET NË MËNYRË PAQËSORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Kjo nuk është hera e parë në dy vitet e fundit që republikanët janë sulmuar ose vrarë.
Në dritën e kësaj mbrëmjeje, u kërkoj amerikanëve t'i zgjidhin mosmarrëveshjet tona në mënyrë paqësore.
Kjo vlen për republikanët, demokratët, të pavarurit dhe progresivët”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ndërsa fliste në Shtëpinë e Bardhë pas të shtënave në galanë e korrespondentëve në Uashington.
“Përshtypja ime është se sulmuesi ishte një ujk i vetmuar”, tha Presidenti Tramp (Trump).
“Është një profesion i rrezikshëm. Asnjë vend nuk është imun ndaj dhunës politike”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Sulmuesi u identifikua si Koull Tomas Elln (Cole Tomas Allen), me moshë 31 vjeç, nga Kalifornia.
Sipas mediave amerikane, ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe thika.
Prokurorja e Përgjithshme e Uashingtonit, Xhenin (Jeanine) Pirro, njoftoi se ai paraprakisht është akuzuar për dy akuza penale por se do të ketë edhe më shumë akuza penale gjatë zhvillimit të hetimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments