PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KRYEMINISTRI I RI HUNGAREZ DO TË BËJË PUNË TË MIRË; AI ËSHTË NJERI I MIRË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 15
- 2 min read
Uashington, Amerikë | “Mendoj se (kryeministri i ri hungarez) do të bëjë një punë të mirë, ai është një njeri i mirë”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për gazetarin Xhonatan (Jonathan) Karl të entit mediatik amerikan “ABC News”.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), tha të dielën se Kryeministri i ri i Hungarisë, Pitër Magiar (Peter Magyar), do të bëjë një punë të mirë, pavarësisht mbështetjes së tij të fortë për kryeministrin në largim Viktor Orban.
Z. Pitër Magiar (Peter Magyar), një konservator pro-evropian, doli në skenën politike në fillim të vitit 2024.
Të hënën, ai premtoi të bënte gjithçka për të siguruar që një epokë e re në Hungari të vinte pasi partia e tij, TISZA (Tisztelet és Szabadság), korri një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare kundër partisë në pushtet Fidesz të nacionalistit Orban, i cili, kishte qenë në pushtet për 16 vjet.
Administrata Tramp (Trump) kishte treguar mbështetjen e saj për Kryeministrin Orban; Zv/Presidenti i ShBA-ës J.D. Vens (Vance) udhëtoi për në Budapest për këtë qëllim gjatë fushatës zgjedhore.
Të hënën, ai tha se ishte i trishtuar që Kryeministri Orban nuk siguroi rizgjedhjen, por siguroi se ShBA-ës do të punonin shumë mirë me pasardhësin e tij.
“Ai ishte shumë prapa në sondazhe. Unë nuk u përfshiva këtë herë. Megjithatë, Viktori është një njeri i mirë”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Presidenti Tramp (Trump) theksoi se hungarezët vijnë nga partia e Kryeministrit Orban dhe ndajnë pikëpamjet e tij mbi imigracionin.
“Mendoj se ai do të ketë sukses”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments