PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DËRGIMI I TRUPAVE TOKËSORE NË IRAN DO TË ISHTE HUMBJE KOHE; REGJIMI IRANIAN KA HUMBUR GJITHÇKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 6
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Dërgimi i trupave tokësore në Iran do të ishte humbje kohe”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për entin mediatik “NBC News” - duke e konsideruar këtë opsion të panevojshëm.
“Është një humbje kohe. Ata humbën gjithçka. Ata humbën marinën e tyre. Ata humbën gjithçka që mund të humbnin”, tha Presidenti Tramp (Trump).
I pyetur për të komentuar një deklaratë të Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi), i cili, tha se një operacion tokësor i ShBA-ës do të ishte një katastrofë, presidenti amerikan e hodhi poshtë atë si bisedë boshe.
Ministri Aragçi (Araghchi) i tha gjithashtu entit mediatik “NBC” se zyrtarët iranianë ishin të përgatitur për çdo eventualitet, madje edhe për një zbarkim.
“Ne po i presim; jemi të bindur se mund të merremi me ta dhe se do të ishte një katastrofë për ta”, tha Ministri i Jashtëm iranian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments