PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË PUNOJMË ME IRANIN PËR TË PASTRUAR TË GJITHË PLUHURIN BËRTHAMOR; NUK DO TË KETË PASURIM TË URANIUMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë ngushtë me Iranin, i cili, sipas mendimit tonë, ka pësuar një ndryshim regjimi që do të jetë shumë produktiv!
Nuk do të ketë pasurim uraniumi dhe Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Iranin, do të gërmojnë dhe do të heqin të gjithë pluhurin bërthamor të varrosur thellë (nga bombarduesit B-2).
Kjo është, dhe ka qenë, nën mbikëqyrje të ngushtë satelitore (Forca Hapësinore!).
Asgjë nuk është prekur që nga sulmi”.
Kështu shkroi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), në rrjetin social virtual “Truth”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments