PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DELEGACIONI AMERIKAN I UDHËHEQUR NGA ZV/PRESIDENTI JD VENS (VANCE) ËSHTË RRUGËS PËR NË PAKISTAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Delegacioni amerikan i udhëhequr nga JD Vens (Vance) është në rrugë për në Pakistan dhe pritet të zbarkojë brenda pak orësh”.
Kështu i tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) entit mediatik “New York Post”.
“Bllokada është shumë e fuqishme, shumë e fortë.
Ata po humbasin 500 milionë dollarë në ditë ndërsa bllokada është në fuqi.
Ne e kontrollojmë, ata jo”.
Kështu tha Presidenti Tramp (Trump) - duke iu referuar bllokadës detare amerikane të anijeve iraniane.
Ai e mohoi raportin e botuar nga agjencia kanadeze e lajmeve Rojtës (Reuters) duke cituar një burim pakistanez, sipas të cilit, presidenti amerikan po shqyrton këshillën e shefit të ushtrisë pakistaneze Asim Munir se bllokada amerikane e porteve iraniane përbën një pengesë për negociatat.
“Ai nuk më ka thënë asgjë”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments