PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): BISEDIMET ME IRANIN DO TË FILLOJNË SË SHPEJTI; ZV/PRESIDENTI J.D. VENS (VANCE) MUND TË MOS JETË I PRANISHËM PËR ARSYE SIGURIE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Iranianët kanë rënë dakord të rihapin Hormuzin, Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet.
Kjo është baza e armëpushimit të brishtë që kemi tani”.
Kështu tha Zv/Presidenti i ShBA-ës J.D. Vens (Vance) në “Mathias Corvinus Collegium” (MCC) në Budapest, një grup ekspertësh pranë qeverisë së Kryeministrit Viktor Orban.
Në një intervistë ekskluzive me entin mediatik “New York Post” (shtypi i Jorkut të Ri), Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) pohoi se bisedimet e paqes me Iranin në Pakistan do të zhvillohen shumë shpejt.
Presidenti Tramp (Trump) tha se Xherëd Kashnër (Jared Kushner) dhe Stiv Uitkof (Steve Witkoff) do të jenë atje, ndërsa pjesëmarrja e Zv/Presidentit Vens (Vance) është e pasigurt.
“Xhei Dija (JD) është në dyshim. Ekziston një çështje sigurie dhe mbrojtjeje”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments