POLIÇAN: U ARRESTUA ALTIN ZAJMI | SHISTE DROGË AFËR SHKOLLAVE PUBLIKE LAIKE.


Poliçan, Shqipëri | Z. Altin Zajmi, me moshë 49 vjeç, u arrestua nga policia vendore e Beratit, pasi akuzohet se shiste lëndë dhe bimë narkotike të llojit kokainë dhe hashash, në afërsi të shkollave publike laike, dhe në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues, lëndë dhe bimë narkotike, e bërë gati për shitje, e ndarë në doza të vogla. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox






Comments