top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KËRKON NDIHMË NGA PUBLIKU PËR LOKALIZIMIN E ALUSH KASTRATIT (BANUES NË FSHATIN ZATRIQ TË RAHOVECIT); PERSON I ZHDUKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 9
  • 2 min read

Updated: Mar 11

© Copyright | Policia e Republikës së Kosovës
© Copyright | Policia e Republikës së Kosovës

Fshati Zatriq, Rahovec, Republika e Kosovës | Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë - Person i zhdukur.


Gjakovë, 09 mars 2026.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Rahovec njofton opinionin publik se më 07.03.2026, është raportuar për zhdukjen e personit: Alush Kastrati, 80 vjeç, banues në fshatin Zatriq-Rahovec.


Sipas familjarëve, personi i zhdukur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në momentin e largimit, ai ishte i veshur me: pantallona të zeza, pallto të zezë, këpucë të zeza dhe një shkop ndihmës për ecje.


Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet. Me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.


Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alush Vesel Kastrati (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor, thuhet në njoftimin policor.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim | Gjendet një trup i pajetë në një zonë malore, dyshohet se është personi i zhdukur në Rahovec.


Rahovec, 11 mars 2026.


Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se në kuadër të operacionit të kërkimit lidhur me zhdukjen e personit Alush Kastrati, sot ekipet e angazhuara në terren kanë hasur në një trup të pajetë në një zonë malore, disa kilometra larg fshatit Zatriq.


Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e  shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Republikës së Kosovës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page