POGRADEC: U ARRESTUA DAVID PRIFTI | ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR VEPRËN PENALE “PLAGOSJE E RËNDË ME DASHJE” E KRYER NË BASHKËPUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 27
- 2 min read

Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. David Prifti, me moshë 29 vjeç.
Njoftim | Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin: D. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 16.04.2025, në fshatin Buçimas, Pogradec, së bashku me shtetasin E. A., dhe N. A., kanë goditur me sende të forta shtetasin Dh. B., 30 vjeç, duke i shkatuar dëmtime trupore, për motive të dobëta.
Vijon puna për kapjen e shtetasve E. A., dhe N. A.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, njofton policia, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments