top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK KAKAVIJË | U ARRESTUA ERJON PERE (MERA) NGA BULQIZA; I DËNUAR NË ITALI ME 8 VJET + 5 MUAJ BURG PËR “VJEDHJA ME DHUNË” KRYER NË BASHKËPUNIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar kakavijë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Erjon Pere (Mera), me moshë 35 vjeç, banues në Bulqizë.


Njoftim | Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë.


Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:


E. P. alias E. M., 35 vjeç, banues në Bulqizë.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.


Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page