top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR VËRMICË; PRIZREN | FIDAN DURAKU (BANUES NË FSHATIN DAMJAN KOMUNA E GJAKOVËS) U ARRESTUA; RRETH 300 KG EKSPLOZIV.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read
Pamje fotografike nga Dogana e Republikës së Kosovës

Pamje filmike nga Dogana e Republikës së Kosovës

Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Fidan Duraku, banues në fshatin Damjan, komuna e Gjakovës.

Ai konsiderohet i përfshirë në trafik lëndësh plasëse (266 kg) ndërkohë që ishte duke drejtuar një automjet tip “Opel Movano”.

Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë e tetë (266.58) kg eksploziv të llojeve Poladin + Amunit + një lloj i paidentifikuar.

2- Detonatorë elektrikë me kapacitete të ndryshme.

3- Njëqind e njëzet fitila (120) fitila Emulex me peshë tetëqind (800) gramësh.

4- Njëzet (20) fitila të tjerë me peshë tetëmijë e nëntëqind (8900) kg.

5- Gjashtë (6) tuba me tela elektrikë.

Njoftim | Ndalohen rreth 300kg eksplosiv në Vërmicë.

Prizren, 23 nëntor 2025.

Sot, rreth orës 16:30, në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar për kontroll një automjet të tipit furgon, i cili është dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Policinë Kufitare.

Gjatë intervistimit, pala ka deklaruar se nuk posedon mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit është hasur në mallra të padeklaruara, përkatësisht mallra të ndaluara dhe të rrezikshme (eksploziv), të vendosura në disa thasë dhe pako, me peshë të përafërt rreth 300 kilogramë, të cilat ishin të fshehura në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi.

Malli është ndaluar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vazhdon me veprimet e mëtejshme ligjore.

Dogana e Kosovës mbetet plotësisht e angazhuar në parandalimin e çdo forme të kontrabandës dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga mallrat e rrezikshme. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv, ajo do të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e ligjit dhe garantimin e integritetit dhe interesave të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page