PIKA E KALIMIT KUFITAR “QAFË PRUSH”; GJAKOVË | YMERLI HARHULLA U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Prush”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ymerli Harhulla, me moshë 64 vjeç.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Dy krehër luftarakë (karikatorë).
3- Municion luftarak (120 fishekë).
4- Dy aparate telefonikë të lëvizshëm.
5- Katërqind (400) € të thata (kesh).
6- Një automjet i markës motorike “Mercedes-Benz”.
7- Etj, …
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
2- “Falsifikim dokumentesh”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments