top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR MORINË; KUKËS | U ARRESTUAN ELDI GURI DHE ALENDRO KELI NGA BERATI; U PËRPOQËN TË TRAFIKONIN DREJT KOSOVËS NJË VAJZË TË MITUR 14-VJEÇARE TË DENONCUAR SI E ZHDUKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 29
  • 2 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Eldi Guri, me moshë 22 vjeç.

2- Z. Aleandro Keli, me moshë 18 vjeç.


Njoftim | Morinë, Kukës.


Tentoi të kalonte në kufi, një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.


Arrestohet dhe pasagjeri në automjetin e 22-vjeçarit, për moskallëzim të krimit.


Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe.


Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.


Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”; 

A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa.


Vijojnë hetimet për rastin.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page