PIKA E KALIMIT KUFITAR MORINË; KUKËS | ARDIAN SARAMATI (NGA PRIZRENI) U ARRESTUA; TRAFIK ARMËSH ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 7
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ardian Saramati, nga Prizreni.
Njoftim | Morinë, Kukës.
Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. S.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments