PIKA E KALIMIT KUFITAR HANI I ELEZIT | SEAD XHEMAILI NGA MAQEDONIA E VERIUT U ARRESTUA; IU KAPËN MBI 16 MIJË FRANGA ZVICERANE TË FALSIFIKUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 13
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Sead Xhemaili, me moshë 44 vjeç, nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Tetë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë (8076) monedha metalike dyfrangëshe të vendosura në 16 qese plastike, të barazvlefshme me një shumë totale prej 16152 frangash zvicerane të konsideruara si të falsifikuara.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Falsifikim të parasë”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments