PIKA E KALIMIT KUFITAR BËRNJAK; ZUBIN POTOK | MOMIR RADENKOVIÇ U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Pika e Kalimit Kufitar Bërnjak, Zubin Potok, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme (Speciale) arrestuan:
1- Z. Momir Radenkoviç.
Ai i ishte i shpallur në kërkim policor për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, e lidhur me krimet e luftës ndaj popullatës civile; ngjarjet kriminale të 19 prillit të vitit 1999, në fshatin Kalludër e Vogël (Mala Kalludra), Zubin Potok, ku u vranë 23 subjekte civilë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments