PERU: 1962 PERUANË U VRANË NGA VRASËS ME PAGESË MIDIS 1 JANARIT DHE 21 DHJETORIT TË KËTIJ VITI | 31.24% MË SHUMË SE NË TË NJËJTËN PERIUDHË TË VITIT 2023.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 29, 2024
- 1 min read

Lima, Peru | Gjithsej 1962 peruanë u vranë nga vrasës me pagesë midis 1 janarit dhe 21 dhjetorit të këtij viti, 31.24% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Nga janari deri në muajin nëntor ka pasur 19749 raportime për zhvatje, një rritje eksponenciale krahasuar me tre vjet më parë, kur u regjistruan 3783.
Numrat, të cilët dëshmojnë për dhunën emergjente të lidhur me krimin e organizuar, iu dhanë gazetës Perù21 nga një analist i të dhënave, inxhinieri Juan Carbajal, i cili, i mori ato nga sistemi peruan i informacionit të vdekjes, Sinadef.
Gjatë vitit 2024, dhe pikërisht për të kërkuar garanci më të mëdha përballë valës së zhvatjeve dhe vrasjeve me pagesë, sektori i transportit dhe tregtisë hyri në greva të shumta midis muajit shtator dhe tetor, kundër qeverisë së presidentes Dina Boluarte, e cila, pavarësisht se kishte futur shtetrrethimin në Lima dhe në portin e Kalos (Callao), nuk arriti të ndalte dhunën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments