PEJË | VALMIR HAJRULLAHU U ARRESTUA; AVDYL KRYEZIU U PROCEDUA PENALISHT (NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR MASHTRIM 130 MIJË € NDAJ NJË TË SËMURI TË CILIT I PREMTONIN SHËRIM NË TURQI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 21
- 1 min read

Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Valmir Hajrullahu, me moshë 34 vjeç.
Proceduan penalisht:
1- Z. Avdyl Kryeziu, me moshë 54 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në mashtrim financiar (130 mijë €) ndaj një subjekti të sëmurë; të cilit, i bënin premtime të rreme për trajtim mjekësor në Turqi.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mashtrim”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments