PATRIARKU EKUMENIK I KOSTANDINOPOJËS BARTOLOMEU I: PAPA LEO XIV-të DO TË VIJË NË NIKEA NË MUAJIN NËNTOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 19
- 1 min read

Romë, Itali | “Papa Leo XIV-të do të vizitojë Nikean në muajin nëntor”, tha të hënën patriarku i Konstandinopojës.
“Këtë mëngjes takova Shenjtërinë e Tij Papa Leon.
Pashë me kënaqësi të madhe se mund të vazhdojmë në të njëjtën rrugë si kishat tona për të gjithë Krishterimin, për paqen në botë.
Dhe më siguroi se dëshiron të vijë në Turqi për përvjetorin e Nikesë.
Nuk kemi caktuar një datë konkrete, por sigurisht këtë vit: ndoshta 30 nëntor”, tha Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I, në një intervistë me transmetuesin televiziv italian “Tg2000”, programin e lajmeve të “Tv2000”, në prag të një vizite në varrin e Papa Françeskut në kishën e Shën Martë Madhështores (Santa Maria Maggiore).
Papa Leo XIV-të të hënën e kaluar u tha gazetarëve se po e përgatisim kur u pyet nëse do të përmbushte një angazhim të bërë nga paraardhësi i tij Papa Françesku për të vizituar Nikean e lashtë, tani qyteti modern turk i Iznikut, për të festuar 1700-vjetorin e Sinodit të Parë të Nikean.
Ndër të tjera, nëse vizita vazhdon, do të jetë një mundësi për kreun e ri të Kishës Katolike të takohet me Patriarkun Bartolomeu, udhëheqësin e Kishës Ortodokse Lindore.
Sinodi i Parë i Nikean njihet si një ngjarje historike nga të gjitha besimet e krishtera dhe arritjet e tij përfshijnë zgjidhjen e çështjes së natyrës hyjnore të Perëndisë Bir.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments