top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARLAMENTI EVROPIAN: AKTI PËR LIRINË E MEDIAS HYN NË FUQI MË 08.08.2025; TË 27 VENDET DUHET TA ZBATOJNË ME PËRPIKMËRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 7
  • 2 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | 8 gushti 2025 shënon hyrjen në fuqi të Aktit Evropian për Lirinë e Medias (EMFA), një moment historik për lirinë e shtypit në Bashkimin Evropian.


Por vlera e tijj e vërtetë do të matet me vepra, jo me fjalë.


Tani fillon puna e vërtetë; sigurimi që çdo Shtet Anëtar ta zbatojë plotësisht dhe me besnikëri EMFA-në.


Liria e medias është e panegociueshme; është shtylla kurrizore e demokracisë sonë”, tha nënkryetarja e eurodeputetes Sabine Veheyen, e cila, kryeson grupin e punës së Parlamentit përgjegjës për shqyrtimin e zbatimit të ligjit.


Me Aktin e Lirisë së Medias, Evropa ka vendosur standardin për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe punës gazetareske.


Kjo është një arritje e madhe, por ka kuptim vetëm nëse e respektojmë.


Jam e shqetësuar për rënien e lirisë së shtypit në disa pjesë të Evropës dhe u bëj thirrje të gjitha Shteteve Anëtare ta zbatojnë atë me zell”, shtoi znj. Nela Riehl, Kryetare e Komitetit për Kulturë dhe Arsim.


Nesër, Akti i Lirisë së Medias bëhet plotësisht i zbatueshëm në të gjithë Bashkimin Evropian.


Ky është një rregullore e shumëpritur për të forcuar lirinë e shtypit, pavarësinë e medias dhe demokracinë në Evropë.


Por Italia - thotë eurodeputeti Sandro Ruotolo, kreu i informacionit në sekretariatin e Partisë Demokratike dhe anëtar i Grupit të Monitorimit të EMFA-s në Parlamentin Evropian - nuk është në përputhje me të.


Qeveria Meloni kishte 15 muaj për ta bërë këtë dhe zgjodhi të mos bënte asgjë.


Ajo ka dështuar të reformojë qeverisjen e RAI-t, i cili, mbetet i kontrolluar fort nga shumica qeveritare, dhe ka dështuar të adresojë skandalin Paragon, rastin e spiunazhit, duke përdorur programe ushtarake spiune kundër gazetarëve italianë”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page