top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS KËMBËNGUL QË IZRAELI TË LIROJË MARUAN BARGUTIN (MARWAN BARGHOUTI) DHE DISA TË TJERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read
Z. Maruan Barguti (Marwan Barghouti)
Z. Maruan Barguti (Marwan Barghouti)

Gazë | Një zyrtar i lartë i organizatës terroriste Hamas thotë se grupi është në kontakt me ndërmjetësues në lidhje me disa udhëheqës terroristë palestinezë, të cilët, Izraeli refuzoi t'i lironte sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga ShBA-ës, përfshirë z. Maruan Barguti (Marwan Barghouti) dhe z. Ahmad Saadat.

 

Kështu raporton gazeta “Times of Israel”.

 

Lëvizja (Hamasi) këmbëngul në lirimin e tyre dhe negociatat janë ende duke vazhduar”, tha z. Musa Abu Marzuk (Mousa Abu Marzouk, për televizionin “Al-Jazeera”.

 

Z. Marzuk (Marzouk) pretendon se Izraeli hodhi poshtë disa emra të tjerë të propozuar.

 

Kur u pyet nëse këta përfshinin z. Abdullah Barguti (Barghouti), z. Hassan Salama, z. Ibrahim Hamed dhe z. Abbas al-Saied (Sayyed), ai u përgjigj se:

1-Po. Këta janë emrat më të rëndësishëm që pushtimi i refuzon gjithmonë”.

 

Komentet erdhën ndërsa organizata terroriste Hamas, Xhihadi Islamik Palestinez dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës lëshuan një deklaratë ku thuhej se do të respektojnë armëpushimin dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve, pavarësisht refuzimit të Izraelit për të liruar disa nga të burgosurit që ata po kërkojnë.

Z. Musa Abu Marzuk (Mousa Abu Marzouk
Z. Musa Abu Marzuk (Mousa Abu Marzouk

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page